Zyrtare: Walker nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn - NACIONALE

Zyrtare: Walker nënshkruan kontratë të re me Manchester Cityn

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt, Kyle Walker, ka nënshkruar kontratë të re sot me ‘Qytetarët’, ku qëndrimi i tij në Etihad Stadium do të jetë deri në verën e vitit 2026.

U spekulua shumë mbi emrin e tij, madje ishte shumë afër një kalimi te Bayern Munich, por një nga mbrojtësit më të mirë në botë, vendosi ta vazhdonte qëndrimin e tij, i bindur edhe nga trajneri Pep Guardiola.

Ndonëse ka qenë shumë i limituar në minutat e tij të ndeshjes në sezonin që lamë pas, ai këtë sezon ka startuar në katër ndeshjet e para në Premierligë, kështu duke kthyer besimin te trajneri spanjoll, ndoshta edhe falë paraqitjeve superiore në fazën e fundit të vitit historik, ku Manchester City fitoi tripletën.

Walker gjatë nënshkrimit të kontratës së re trevjeçare, tha: "Unë nuk po largohem."

33-vjeçari te Qytetarët u transferua në verën e vitit 2017 për 56 milionë euro dhe që nga atëherë ka qenë figurë kyçe në sukseset e kësaj skuadra.

Ai paraqitet rregullisht edhe për Kombëtaren e Anglisë, ku që nga debutimi i tij në vitin 2011 ka bërë plot 76 paraqitje zyrtare.

Lajme të ngjashme