Kyle Walker jep detaje mbi rinovimin e kontratës me Man Cityt
Mbrojtësi Kyle Walker kanë zbuluar se dëshiron të qëndrojë te Man City për sa më shumë që të jetë e mundur.
33-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe ishte shumë pranë kalimit te Bayern Munich gjatë verës, por në fund vendosi t’i qëndrojë besnik “Qytetarëve”.
Walker realizoi golin e parë për Anglinë në barazimin 1:1 ndaj Ukrainës, ndërsa ka treguar se është duke pritur që t’i rinovohet kontrata.
“E kam obligim ta përmbush kontratën. Sigurisht, gjërat nuk kanë shkuar siç prisnim. Cilën do aspekt që e sheh, nuk ka ndodhur”.
“Por jam lojtar i Man Cityt, dua të qëndroj sa më shumë të jetë e mundur. Dua të bëj çfarë është e duhur për mua dhe të qëndrojë për sa më gjatë të jetë e mundur”.
“Nëse do të arrijë ta mbyll këtë sezon dhe shumë të tjerë te Man City do të ishte fantastike”.
Që kur iu bashkua kampionit të Anglisë nga Tottenham në vitin 2017, Walker ka zhvilluar 260 paraqitje në të gjitha garat duke realizuar gjashtë gola dhe kontribuar me 18 asistime.
Ndërkohë, anglezi tani më ka fituar pesë herë Premierligën, katër EFL Cup, dy FA Cup, dy Superkupa të Anglisë dhe një Ligë të Kampionëve brenda këtyre gjashtë viteve.