Zyrtare: Tottenham transferon Radu Dragusin
Tottenham e ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit Radu Dragusin.
Dragusin ishte në qendrën e vëmendjes ditëve të fundit pasi e refuzoi Bayern Munichun për t’iu bashkuar klubit londinez.
Tottenham tani përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se rumuni është përforcimi më i ri në skuadër, ku ka nënshkruar për gjashtë vite.
“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë transferimin e Radu Dragusin nga klubi i Serie A, Genoa”.
“Rumuni ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2030 dhe do ta mbajë fanellën me numrin gjashtë”.
Radu has arrived 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 11, 2024
We are delighted to announce the signing of Radu Dragusin from Serie A side Genoa, subject to international clearance and a work permit ✍️
Dragusin ishte ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin italian këtë sezon, ku si pasojë edhe e fitoi vëmendjen e Bayernit, AC Milanit dhe Napolit.
Megjithatë, rumuni i dha fjalën Tottenhamit andaj vendosi t’i refuzojë të gjitha ofertat, gjë që e befasoi edhe agjentin i tij, që kishte deklaruar se ishte hutuar me refuzimin e Bayernit.
Ndërkohë, nga Tottenham do të largohet Eric Dier që do t’i bashkohet Bayern Munichut.