Zyrtare: Tottenham me një video të bukur konfirmon huazimin e Timo Werner
Tottenham ka konfirmuar huazimin e sulmuesit Timo Werner për pjesën e mbetur të sezonit nga RB Leipzig.
Skuadra londineze përmes një video të bukur të gjermanit konfirmoi prurjen më të re, së paku deri në fundin e sezonit.
“Është koha e Timos”, shkruhet ndër të tjera në mbishkrim.
It's Timo time. pic.twitter.com/cRB9mcWErH
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 9, 2024
Werner i është bashkuar Tottenhamit në formë huazimi për gjashtë muaj, me gjigantin londinez që e ka opsionin e blerjes për 17 milionë euro.
Gjermani është i urritur për të punuar nën urdhrat e Ange Postecoglou, andaj edhe vendosi të rikthehet në Premierligë me shpresën që të gjejë formën e duhur për të marrë një ftesë edhe nga Nagelsmann për “Euro 2024”.
Ndërkohë, Werner e njeh mirë kampionatin anglez pasi nuk është që gjeti formën që pritej te Chelsea.