Zyrtare: Spanja e ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Luis Enrique
Luis Enrique është larguar nga posti i trajnerit të Spanjës, pak ditë pas disfatës tronditëse kundër Marokut në Kupën e Botës.
Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi se Enrique, i cili kishte marrëveshje deri në fund të këtij viti dhe kishte kërkuar disa ditë kohë për të menduar për të ardhmen, nuk është më trajner i furisë së kuqe.
Federata e Futbollit e Spanjës njoftoi se Enrique, i cili kishte marrëveshje deri në fund të këtij viti dhe kishte kërkuar disa ditë kohë për të menduar për të ardhmen, nuk është më trajner i furisë së kuqe.
“Dëshirojmë ta falënderojmë Luis Enriquen dhe tërë stafin e tij”, thuhet në një njoftim të federatës spanjolle.
🔴 OFICIAL | La @RFEF agradece a @LUISENRIQUE21 su trabajo al frente de la @SEFutbol
— RFEF (@rfef) December 8, 2022
🔗 https://t.co/6Cib6cpJ1l#GraciasLuisEnrique pic.twitter.com/wkAIMu2utd
Enrique e mori drejtimin e kombëtares spanjolle në vitin 2018 dhe e dërgoi atë deri në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2020 vitin e kaluar.
Por puna e tij në Kupën e Botës në Katar këtë muaj la shumë për të dëshiruar, pasi Spanja u eliminua në një të tetën e finale, pas disfatës tronditëse kundër Marokut në penallti.
Federata spanjolle tha se një projekt i ri do të niste, por nuk tregoi se kur do ta emëronte trajnerin e ri.
“Menaxhmenti i sportit në RFEF ia ka dërguar presidentit një raport në të cilën është vendosur se një projekt i ri duhet të fillojë në ekipin spanjoll të futbollit, me qëllim për ta vazhduar rritjen e arritur në vitet e fundit falë punës së kryer nga Luis Enrique dhe bashkëpunëtorët e tij. Presidenti Luis Rubiales dhe drejtori sportiv Jose Francisco Molina, ia kanë kumtuar këtë vendim trajnerit”, thuhet tutje në njoftim.
Enrique i kishte udhëzuar lojtarët para Botërorit në Katar që t'i gjuanin nga 1.000 penallti, në mënyrë që ta shmangnin eliminimin përmes penalltive si në të kaluarën.
Megjithatë, taktika e tij nuk ndihmoi pasi tre prej lojtarëve të Spanjës i humbën penalltitë kundër Marokut dhe kështu u eliminuan.
Pas ndeshjes, Enrique tha se disfata ndaj Marokut erdhi për fajin e tij.