Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës
Ndeshja e Kombëtares së Kosovës ndaj Zvicrës është shtyrë shkaku i reshjeve të mëdha të borës dhe problemeve që ekipi mysafir të jetë gati për këtë sfidë.
Përballja është ishte paraparë të zhvillohej me fillim nga ora 19:30, ndërsa mbetet për t’u parë se kur do të zhvillohet.
FBK-ja përmes një komunikate njoftoi tifozët se nuk ka ndonjë detajë tjetër.
“Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë.
Federata e Basketbollit e Kosovës do të ju njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje.
Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.