Zyrtare: Shtyhen ndeshjet e kësaj fundjave në Premierligë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II - NACIONALE

Zyrtare: Shtyhen ndeshjet e kësaj fundjave në Premierligë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të gjitha ndeshjet e kësaj fundjavë në Premierligë janë shtyrë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, njofton liga elitare angleze.

Klubet e Premierligës u mblodhën mëngjesin e sotëm në një takim për të vendosur për shtyrjen apo jo të kësaj xhiroje të garës, pasi Qeveria e Britanisë së Madhe ua kishte lënë në dorë të vendosnin, raporton Nacionale.

Në shenjë nderimi për Mbretëreshën, Premierliga vendosi t’i shtyjë të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave.

“Xhiroja e kësaj fundjave e ndeshjeve është shtyrë, si shenjë respekti për Mbretëreshën Elizabeth II”, thuhet në njoftimin e Premierligës.

Lajmi vjen pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten, dhe gjithë Britaninë në zi kombëtare.

Në një komunikatë, Premierliga theksoi: “Në një takim mëngjesin e sotëm, klubet e Premierligës e nderuar Madhërinë e Saj, Mbretëreshën Elizabeth II”.

“Për ta nderuar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë për kombin, dhe në shenjë respekti, xhiroja e ndeshjeve të kësaj fundjave në Premierligë do të shtyhet, përfshirë ndeshjen e së hënës”.

Qeveria britanike nuk i kishte detyruar ligat që t’i ndërprisnin aktivitetet e tyre sportive, duke ua lënë në dorë të vendosnin vetë se çfarë dëshironin të bënin.

Premierliga kishte ne program ndeshje të shtunën, të dielën dhe të hënën, të cilat nuk do të zhvillohen tashmë.

Ndërkohë, edhe ligat tjera më të ulëta dhe futbolli i grave i ka pezulluar aktivitetet për këtë fundjavë.

Lajme të ngjashme