Zyrtare: Shqipëria përballet me Lihtenshtajnin dhe Azerbajxhanin në qershor - NACIONALE

Zyrtare: Shqipëria përballet me Lihtenshtajnin dhe Azerbajxhanin në qershor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë ka njoftuar se në fillimin e muajit qershor do të zhvillojë dy miqësore, ndaj Lihtenshtajnit, respektivisht Azerbajxhanit.

“Kuq e Zinjtë” duket që kanë zgjedhur dy kundërshtarë më të lehtë, për t’i motivuar lojtarët për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Siç e dimë të gjithë, Shqipëria ndodhet në “grupin e vdekjes”, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, andaj duhet një paraqitje e shkëlqyer për të avancuar tutje.

Kësisoj, Sylvinho do të ketë dy sfida të lehta në letër që të përgatitet sa më mirë.

FSHF përmes një komunikate zyrtare njoftoi se përballen me Lihtenshtajnin më 3 qershor, ndërsa katër ditë më vonë luajnë ndaj Azerbajxhanit.

Përndryshe, ndeshjet do të zhvillohen në Hungari më saktësisht në “Haladas SportKomplexum”.

Lajme të ngjashme