Zyrtare: Roma shkarkon Ivan Juric - NACIONALE

Zyrtare: Roma shkarkon Ivan Juric

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas vetëm 12 ndeshjeve në krye, Roma e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ivan Juric.

Rezultatet zhgënjyese kanë bërë që ish trajnerit të Torinos t’i ndërprehet kontrata nga skuadra italiane.

Menjëherë pas humbjes nga Bologna, Roma njoftoi se Juric s’është më trajner i tyre.

“Duam ta falënderojmë Ivan Juric për punën e madhe gjatë këtyre javëve”.

“Ai qëndroi me përgjegjësi dhe profesionalizëm, prandaj jemi falënderues. I urojmë më të mirat në të ardhmen”.

“Puna për trajnerin e ri tashmë ka nisur dhe do të njoftohet në ditët në vijim”, tha ai.

Ndërkohë, Roberto Mancini thuhet se është i zgjedhuri por që marrëveshja ende nuk është arritur shkaku se ish trajneri i Italisë po kërkon kontratë dyvjeçare.

Lajme të ngjashme