Zyrtare: Reijnders nënshkruan me AC Milanin
AC Milan e ka zyrtarizuar arritjen e mesfushorit Tijjani Reijnders nga AZ Alkmaar.
“Rossonerët” janë përforcuar dukshëm që nga shitja e Sandro Tonalit, duke blerë fillimisht Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea e tani edhe Reijnders.
24-vjeçari i është bashkuar klubit italian në një marrëveshje rreth 20 milionë euro plus bonuset, derisa nënshkroi kontratë pesëvjeçare, ku do të fitojë 1.7 milionë euro për sezon.
Milan e ka prezantuar lojtarin, i cili tani do t’i bashkohet klubit italian në fazën parapërgatitore me trajnerin Stefano Pioli dhe bashkëlojtarët e rinj, ku do ta mbajë numrin 14 në fanellë.
🇳🇱 𝐓𝐢𝐣𝐣𝐚𝐧𝐢 𝐑𝐞𝐢𝐣𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬 ✍
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2023
Official Statement 👉 https://t.co/lknfbVxksN
Comunicato Ufficiale 👉 https://t.co/lgoaJcq44Y#ACMQuest #SempreMilan @T_Reijnders pic.twitter.com/pvF4gmmEGF
Holandezi edicionin e kaluar te AZ shkëlqeu duke shënuar shtatë gola dhe kontribuar me 12 asistime në 54 paraqitje në të gjitha garat.
Reijnders është transferimi i pestë i Milanit këtë verë pas Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Luka Romero dhe Marco Sportiello.
Mirëpo, Milan nuk do të ndalet më kaq ngase do të provojnë edhe transferimin e një sulmuesi, me Danjuman dhe Adama Traore që ndodhen në listën e Piolit.