Zyrtare: RB Leipzig huazon Xavi Simonsin
Klubi gjerman RB Leipzig ka kompletuar huazimin pa opsion blerje të mesfushorit Xavi Simons.
Pasi u kthye te PSG-ja, holandezi menjëherë është huazuar për edicionin 2023/24, ku do të ketë minutazhë më të lartë.
RB Leipzig përmes një komunikate zyrtare njoftoi marrëveshjen me Simonsin.
“Një vit huazim nga Paris St. Germain. Ai do ta mbajë numrin 20 në fanellë. Top golashënuesi në Eredivise sezonin e kaluar”.
“Xavi Simons është lojtar i RB Leipzigut. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar huazim për një sezon nga kampioni i Francës Paris Saint-Germain”, shkroi klubi në komunikatë.
RB Leipzig 🤝 @xavisimons 🔥
— RB Leipzig (@RBLeipzig) July 19, 2023
Xavi #Simons wechselt vom französischen Spitzenklub Paris Saint-Germain leihweise für ein Jahr zu RB Leipzig und läuft mit der Rückennummer 20 für uns auf.
Herzlich willkommen in Leipzig, Xavi 🔴⚪️ pic.twitter.com/4yYkXML3mA
Simons kaloi një edicion të mrekullueshëm te PSV-ja, ku shënoi 22 gola dhe dhuroi 12 asistime në 48 paraqitje zyrtare duke bërë që PSG-ja ta aktivizojë klauzolën e blerjes për 6 milionë euro.
Sidoqoftë, shkaku që e ardhmja e dyshes Kylian Mbappe dhe Neymar mbetet ende e paqartë, lojtari kërkohet që të huazohet diku ku mund të zhvillojë shumë më shumë minuta.
RB Leipzig tentoi ta vendosë edhe klauzolën e blerjes, por që PSG s’pranoi pasi është pjesë e projektit afatgjatë.