Zyrtare: Publikohet projekti dhe formati i Superligës Evropiane
Gjykata vendosi zyrtarisht që UEFA dhe FIFA nuk kanë më të drejtë t’i ndalojnë klubet t’i bashkohen projektit të Superligës Evropiane.
Dy gjigantët spanjollë Barcelona dhe Real Madrid ishin klubet e vetme që i qëndruan deri në fund këtij projekti, andaj si shpërblim pritet të marrin rreth 1 miliard euro.
Tashmë është publikuar projekti si dhe formati zyrtar, ku pritet të jenë të ftuar plot 64 skuadra në tre divizione. Divizioni më i lartë është Star, pastaj Gold dhe në fund Blue, ku klubet do të promovohen ose bien nga liga.
Secila prej skuadrave do të zhvillojë 14 ndeshje për sezon, shtatë si vendas dhe shtatë si mysafir.
Ndër të tjera, do të jetë një kompeticion i hapur me dy faza: LLLigë dhe Play-off.
🚨🏆 Super League potential format announced.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 21, 2023
🔢 64 teams.
📊 3 divisions (Star, Gold and Blue) with promotions and relegations.
⚽️ 14 games each season per team.
🏡 7 at home.
🛫 7 away.
🔓 It will be an open competition
⚔️ Two phases: League and playoffs. pic.twitter.com/onKZ5vVq09
Superliga Evropiane pritet të nis në vitin 2025.