Zyrtare: Pep Guardiola edhe për dy vite te Man City - NACIONALE

Zyrtare: Pep Guardiola edhe për dy vite te Man City

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Pep Guardiola e ka rinovuar kontratën edhe për dy vite te Manchester City.

Tekniku katalunas ka shkruar historinë që kur iu bashku Cityt, duke drejtuar skuadrën angleze drejt 18 titujve të mëdhenj, përfshirë gjashtë herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Edhe pse kishte raportime se ky vit mund të jetë i fundit, Guaridola ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin edhe për dy sezone tjera te City.

Ai për faqen zyrtare të klubit anglez tha se është shumë i lumtur dhe është gati për të vazhduar me trofe.

“Man City nënkupton shumë për mia. Është sezoni i nëntë këtu, kemi kujtime të mira së bashku. Kam një ndjenjë të veçantë për këtë klub”.

“Prandaj jam i lumtur që qëndroj këtu edhe për dy sezone. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen nga drejtuesit Khaldoon, Ferran, Txiki, lojtarët dhe tifozët, të gjithë që janë të lidhur me Man Cityn. Është nder, kënaqësi dhe privilegj që jam këtu”.

“Kam thënë shumë herë më parë, kam gjithçka që një trajner mund të kërkoj prandaj e vlerësoj shumë. Shpresoj që të shtojmë më shumë trofe se ata që kemi fituar. Ky do të jetë fokusi im”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme