Zyrtare: Mbrojtësi i Liverpoolit nënshkruan kontratë të re afatgjate - NACIONALE

Zyrtare: Mbrojtësi i Liverpoolit nënshkruan kontratë të re afatgjate

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka konfirmuar se mbrojtësi Kostas Tsimikas ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me klubin anglez.

27-vjeçari iu bashkua “Reds” nga Olympiacos në vitin 2020 dhe që atëherë ka pasur rol të rëndësishëm në suksesin e klubit, përfshirë penalltinë e shënuar në finalen e FA Cupit në vitin 2022.

Liverpool përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se greku ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë në “Anfield” deri më 2027.

Ndihem shumë mirë që isha në gjendje të rinovojë kontratën. Mendoj se të gjitha sakrificat që bëra dhe tërë ajo punë më në fund u pagua”.

Por, kjo më motivon për pjesën e mbetur. Siç kam thënë në shumë intervista, kjo skuadër ka shumë gjëra të bashkuar dhe dua të jem pjesë e saj”.

Më shumë sukses, punë dhe trofe. Për mua është gjëja më e rëndësishme që të fitoj trofe, të përshtatem në çdo situatë, të jem pjesë e kësaj”.

Kemi shumë potencial për të fituar trofe dhe do të shkojmë për të gjitha. Të gjithë janë 100 për qind të fokusuar për ndeshjet e radhës dhe duan të arrijnë gjëra të mëdha në të ardhmen e afërt”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Tsmikas nuk është mbrojtësi i vetëm që do të falënderohet për punën e tij me një kontratë të re, pasi Liverpool shpreson ta bind edhe Trent Alexander-Arnoldin të nënshkruajë para Krishtlindjeve.

Lajme të ngjashme