Zyrtare: Marash Kumbulla huazohet te Sassuolo - NACIONALE

Zyrtare: Marash Kumbulla huazohet te Sassuolo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas një periudhë jo të mirë te Roma, qendërmbrojtësi Marash Kumbulla i është bashkuar rivalit Sassuolo në formë huazimi.

Shqiptari që shkëlqeu para disa viteve me Amir Rrahmanin te Hellas Verona nuk ia doli ta gjejë vetën te skuadra e Romës nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Edhe pse “Special One” u shkarkua, Kumbulla vazhdoi të mos jetë pjesë e projektit bazë andaj edhe klubi italian e ka liruar t’i bashkohet Sassuolos në formë huazimi.

“Sassuolo njofton se ka kompletuar këtë operim në afatin kalimtar. Marash Kumbulla na bashkohet nga Roma deri më 30 qershor 2024”, shkruhet në komunikatën e shkurtër.

Kësisoj, Kumbulla do të tentojë ta shpëtojë karrierën dhe të gjejë një formë të mirë në gjashtë muajt e mbetur me shpresën që të marrë një ftesë nga Sylvinho për Kampionatin Evropian “Euro 2024” që zhvillohet në Gjermani.

Aty do ta ketë edhe bashkëlojtarin Nedim Bajrami që po vazhdon shkëlqimin, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës.

Lajme të ngjashme