Zyrtare: Manisa njofton shitjen e Meriton Korenicës te Cluji - NACIONALE

Zyrtare: Manisa njofton shitjen e Meriton Korenicës te Cluji

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Meriton Korenica ka bërë një hap përpara në karrierë, duke kaluar te skuadra rumune CFR Cluj.

Pas një sezoni të dështuar te Manisa, Korenica u rikthye te Ballkani për disa muaj – ku tentoi të gjejë formën, ndërsa tani ka kaluar në Rumani.

Manisa përmes një komunikate zyrtare njoftoi se Korenica ka kaluar në futbollin rumun.

“Një marrëveshje është arritur me CFR Cluj, një nga skuadrat e ligës së parë rumune për transferimin e lojtarit tonë Meriton Korenica”.

“Do të donim ta falënderonim Korenicën për shërbimet e tij në klub dhe t’i urojmë suksese në karrierë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Cluj ende nuk e ka njoftuar afrimin e Korenicës shkaku që duhet të kryejë testet mjekësore ditën e mërkurë. Përndryshe, aty ai do të ribashkohet me Armend Thaqin, me të cilin ka luajtur së bashku te Prishtina e Ballkani.

Lajme të ngjashme