Zyrtare: Man United kompleton blerjet e De Ligt dhe Mazraoui - NACIONALE

Zyrtare: Man United kompleton blerjet e De Ligt dhe Mazraoui

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United ka kompletuar transferimet e dy mbrojtësve Matthijs de Ligt dhe Noussair Mazraoui nga Bayern Munich.

De Ligt ka nënshkruar kontratë deri më 2028 me opsion për një tjetër, derisa Mazraoui deri më 2029 me opsion vazhdimi.

De Ligt e ka pranuar se ka qenë i impresionuar me vizionin e projektit të skuadrës angleze, andaj s’e ka konsideruar fare ofertën.

“Sapo dëgjova që Man United më donte, isha i emocionuar për mundësinë në një klub historik. Në bisedime pastaj u impresionova nga vizioni i liderëve dhe rolin që më panë”.

“Ten Hag më ndihmoi në fazën e hershme të karrierës prandaj e di se mund të më nxjerrë më të mirën dhe mezi pres të punoj me të. E di çfarë duhet të për të pasur sukses në nivelin më të lartë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mazraoui thotë se do të jetë e pabesueshme që të luajë në fanellën e gjigantit anglez.

“Është ndjenjë e pabesueshme të jesh lojtar i Unitedit dhe mezi pres ta ma mbaj fanellën e kuqe. E di që po iu bashkohem klubit në kohë emocionuese, të gjithë kanë ambicien e njëjtë për të fituar trofe”.

Lajme të ngjashme