Zyrtare: Lumbardh Dellova kalon te klubi bullgar CSKA Sofia - NACIONALE

Zyrtare: Lumbardh Dellova kalon te klubi bullgar CSKA Sofia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Lumbard Dellova është lojtari më i ri që largohet nga Ballkani, duke iu bashkuar skuadrës bullgare CSKA Sofia.

Edhe pse askush s’e priste, kosovari ka nënshkruar me gjigantin bullgar pas “negociatave të gjata”.

“Afrimi i tretë në skuadër është atleti nga Kosova, Lumbardh Dellova”.

“Mbrojtësi kalon te CSKA nga kampioni i Kosovës Ballkani, me të cilët fitoi tre tituj radhazi dhe është fitues i Kupës dhe Superkupës së vendit të tij”.

“Mbrojtësi ka eksperiencë edhe në fazën ndërkombëtare duke bërë afro 30 paraqitje dhe që nga viti 2022 është pjesë e kombëtares së Kosovës”.

“Pas negociatave të gjata mes dy klubeve, lojtari i bashkohet CSKA për një çmim të caktuar, por do të mbetet i fshehët”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Ndërkohë, nga Ballkani ditëve në vijim pritet të largohet edhe mesfushori Qëndrim Zyba.

Lajme të ngjashme