Zyrtare: Liverpool transferon Cody Gakpon
Liverpool ka kompletuar marrëveshjen me PSV Eindhoven për shërbimet e sulmuesit Cody Gakpo.
Holandezi ishte prioritet te Manchester United, por "Reds" tashmë e kanë njoftuar se e kanë mbyllur marrëveshjen për shërbimet e tij.
Ishte vetë klubi holandez që njoftoi se e kanë shitur futbollistin, i cili së shpejti do të udhëtojë në Angli për ta nënshkruar marrëveshjen.
"PSV dhe Liverpool FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo. 23-vjeçari do të udhëtojë menjëherë për në Angli ku do të nënshkruajë formalitetet për të kompletuar transferimin".
"Të dy klubet nuk do të bëjnë njoftim për vlerën e transferimit. "Por ky është transferim rekord për PSV", tha drejtori gjeneral Marcel Brands.
PSV and @LFC have reached an agreement on the proposed transfer of Cody Gakpo.
— PSV (@PSV) December 26, 2022
The 23-year-old attacker will leave for England imminently where he will be subjected to the necessary formalities ahead of the completion of the transfer.
Pavarësisht që klubet nuk i treguan vlerat, mediat britanike kanë zbuluar se bëhet fjalë për 37 milionë euro të garantuara, derisa me bonuse kjo vlerë do të shkojë deri në 50 milionë euro.
Kjo padyshim do të jetë një goditje për Manchester United, e sidomos Erik ten Hag, i cili e donte lojtarin qysh në afatin kalimtar veror.
Pas largimit të Cristiano Ronaldos, “Djajtë e Kuq” e bën prioritet holandezin, por “Reds” rezultuan të jenë më të shpejtë sidomos pas paraqitjeve të futbollistit në Kupën e Botës.
Gakpo shënoi tre gola në Kupën e Botës gjatë fazës grupore, duke qenë një ndër talentët që tërë kohën ishte në vëmendjen e klubeve.