Zyrtare: Liverpool kompleton transferimin e Mac Allister
Liverpool ka kompletuar transferimin e mesfushorit Alexis Mac Allister nga Brightoni.
“Reds” paguan klauzolën e lirimit në vlerën e 35 milionë funteve pasi arritën marrëveshje personale me argjentinasin pas disa jaëve negociata.
Pas transferimit te Liverpool, Mac Allister ka deklaruar se është tejet i lumtur duke e quajtur si ‘ëndërr e bërë realitet’.
“Është e mrekullueshme. Ëndërr e bërë realitet, është mrekulli që jam këtu dhe mezi pres t’ia nisi. Dua të jem nga dita e parë e parapërgatitjeve, që gjithçka të jetë në rregull”.
“Po pres t’i njoftoj bashkëlojtarët e rinj. Ishte vit fantastik për mua, Kupa e Botës, çfarë arrita me Brightonin por tani është koha të mendoj për Liverpoolin dhe të provoj të jem më i mirë”.
We have reached an agreement for the transfer of @alemacallister from Brighton & Hove Albion on a long-term deal for an undisclosed fee ✍️
— Liverpool FC (@LFC) June 8, 2023
Ai do ta mbajë numrin 10 në fanellë, derisa është argjentinasi i shtatë që luan për “Reds”.
Mac Allister nënvizoi se tani dëshiron të fitojë trofe me gjigantin anglez
“Që nga Kupa e Botës, kam thënë se dëshiroj të fitoj trofe dhe do t’ia dal me këtë skuadër, ky është qëllimi kur je në një klub të madh si ky duhet të fitosh trofe. Kjo është ajo që dua”.
“Që kur arrita këtu mund të shoh sa i madh është ky klub, lojtarët, stafi, të gjithë. Jam vërtetë i kënaqur dhe po shikoj përpara që të luaj sa më parë”.