Zyrtare: Juventus ia ndërpren kontratën Aaron Ramseyt - NACIONALE

Zyrtare: Juventus ia ndërpren kontratën Aaron Ramseyt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas negociatave të tërë zgjatura, Juventus dhe mesfushori Aaron Ramsey kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës.

Uellsiani që prej kalimit te Torino, aspak nuk është adaptuar duke qenë vetëm një ‘shtojsë’ që nuk është përdorur.

Problemi kryesor padyshim kanë qenë lëndimet e shpeshta dhe afatgjatë që ndikuan që Ramsey të mos jetë asnjëherë në formën e duhur.

Tani, “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Ramsey përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

"Zyrtare: Kontrata e Aaron Ramsey me Juventus është ndërprerë me marrëveshje të përbashkët. Të gjitha të mirat, Aaron Ramsey", shkroi klubi italian.

Asgjë nuk funksionoi për Ramsey te Juventus

Në verën e vitit 2019, pas shumë viteve te Arsenal - mesfushori Aaron Ramsey vendosi për një sfidë të re dhe mes lotësh dha lajmin për largimin nga "Emirates Stadium".

Përpos klubeve të shumta që e donin, ishin "Bianconerët" që arritën ta sigurojnë si agjent të lirë, por tani më gjasë lojtari do të mbahet mend si një ndër transferimet më të dështuara në historinë e klubit.

Lëndimet e shpeshta dhe nuk është se nuk u përshtat tek asnjëri nga trajnerët që drejtuan Juventusin (Maurizio Sarri, Andrea Pirlo, Massimiliano Allegri), ndikuan që Ramsey të mos gjejë vetën në Torino.

Për tre vite sa ishte te gjiganti italian, Ramsey zhvilloi vetëm 70 paraqitje në total duke kontribuar me gjashtë gola dhe gjashtë asistime.

Gjashtë muajt e fundit, ai ishte i huazuar te Rangers - ku as aty nuk është që tregoi ndonjë gjë. Atë duke humbur edhe penalltinë vendimtare në finalen e Ligës së Evropës kundër Eintracht Frankfurt.

Kështu, tani mbetet të shihet se cilës skuadër do t’i bashkohet Rangers, derisa Juventus vetëm ka gjetur alternativën, pra lojtarin e PSG-së, Leandro Parades por për ta siguruar atë duhet të largojnë edhe një tjetër mesfushor – më gjasë Adrien Rabiot.

Parades nuk është në planet e trajnerit të ri të PSG-së, Christophe Galtier andaj gjiganti francez e ka “dritën e gjelbër” për shitjen në këtë afat veror.

Lajme të ngjashme