Zyrtare: Julian Alvarez kalon te Atletico Madridi - NACIONALE

Zyrtare: Julian Alvarez kalon te Atletico Madridi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Atletico Madridi e ka kompletuar transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Manchester City.

“Los Rijoblancos” paguan plot 75 milionë euro për agjentinasin, plus 20 milionë euro bonuse, që është rekord për skuadrën angleze.

Klubi ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e sulmuesit argjentinas, i cili ka nënshkruar kontratë për gjashtë vitet e ardhshme”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Atleticos.

24-vjeçari ka qenë mahnitës këto dy vite te City, ku i fitojë të gjitha trofetë e mundshëm por që u largua shkaku i minutazhës së ulët.

Alvarez mbeti vetëm sulmues i dytë, pas Erling Haalandit andaj edhe iu bashkua skuadrës madrilene, ku do ta ketë vendin titullar të sigurt.

Përndryshe, brenda dy viteve në Angli, argjentinasi ka zhvilluar 103 paraqitje duke regjistruar 36 gola dhe 18 asistime.

Lajme të ngjashme