Zyrtare: Jetmir Topalli kalon te Manisa - NACIONALE

Zyrtare: Jetmir Topalli kalon te Manisa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Jetmir Topalli ka kompletuar kalimin te skuadra turke Manisa FK.

Kosovari u largua nga Istanbulspor për të nënshkruar me klubin e Ligës së Parë turke.

Edhe pse mund të shihet si hap mbrapa në karrierë, Topalli ka deklaruar se është i lumtur me këtë lëvizje meqenëse klubi ka objektiva të qartë.

Kam miq me të cilët kam luajtur më parë te Manisa. Erdha te një skuadër qëllimi i se cilës është Superliga, pra ta fitojmë kampionatin. Së bashku me bashkëlojtarët, do të punojmë fortë dhe të arrijmë qëllimin tonë”.

Ndërkohë, drejtori sportiv Nderim Nexhipi gjithashtu e sheh Topallin si transferimi adekuat.

Jetmir Topalli ka luajtur në Turqi për shumë vite dhe e njeh ligën mirë. Ai është kampion në këtë ligë. Besoj se do ta përsëritë këtë sukses me fanellën e Manisas. I uroj një sezon të suksesshëm”, nënvizoi ai.

Kosovari në Turqi deri më tani kanë zhvilluar 148 paraqitje duke realizuar 38 gola dhe kontribuar me 13 asistime.

Lajme të ngjashme