Zyrtare: Javier Mascherano trajner i Inter Miamit - NACIONALE

Zyrtare: Javier Mascherano trajner i Inter Miamit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inter Miami ka konfirmuar se trajneri Javier Mascherano ka marrë drejtimin e skuadrës amerikane.

Tekniku argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 dhe do të jetë një punë e madhe, pas largimit nga përzgjedhës i grupmoshave U20 të Argjentinës, si dhe ekipit të parë në Olimpiadë.

Mascherano është i gatshëm për ta dëshmuar vetën te klubi amerikan, ku do të ribashkohet me një numër të ish-bashkëlojtarëve si Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba e Sergio Busquets.

“Për të qenë në gjendje të drejtoj një klub si Inter Miami është nder për mua dhe privilegj. U binda nga ambiciet e organizatës dhe infrastruktura e mbështet gjithashtu”.

Jam duke shikuar përpara për të ndihmuar njerëzit te Inter Miami për të arritur në nivelin e ri dhe t’i japim tifozëve momente të paharrueshme”, tha ai.

Ndërkohë, Mascherano gjithashtu do të ketë punë të madhe edhe në Kupën e Botës për klube, ku Inter Miami mund të përballet me shumë skuadra të mëdha evropiane, si Real Madridi e Man City.

Lajme të ngjashme