Zyrtare: Gjermania e thirr Mario Gotzen për Kupën e Botës, natyrisht që jo Berishën e Rexhebeçën - NACIONALE

Zyrtare: Gjermania e thirr Mario Gotzen për Kupën e Botës, natyrisht që jo Berishën e Rexhebeçën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mario Gotze është thirrur në Kombëtaren e Gjermanisë për Kupën e Botës 2022, por jo edhe qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit Mats Hummels.

Gjermania është pjesë e Grupit E në Botërorin e Katarit bashkë me Japoninë, Spanjën dhe Kosta Rikën.

Gjermania do ta nisë fushatën e Kupës së Botës më 23 nëntor kundër Japonisë.

Siç edhe pritej, dyshja shqiptare Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj nuk janë thirrur, pasi ata nuk e kanë gëzuar mundësinë të luajnë për Gjermaninë asnjëherë, megjithëse kanë pritur me vite, madje duke e refuzuar Kosovën.

Berisha, 24 vjeç, dhe Rexhbeçaj 25 vjeç, kërkohen nga Kosova që shumë vite. Derisa i pari ka luajtur për Gjermaninë U21, ky i dyti për asnjë kombëtare të çfarëdo moshe deri tani.

Mario Gotze, sulmuesi i Eintracht Frangkurtit, është thirrja befasuese në listën prej 26 futbollistëve të trajnerit Hansi Flick.

Gotze, i cili ishte heroi i Gjermanisë në Botërorin e vitit 2014, kur e shënoi golin e fitores në finale kundër Argjentinës, nuk ka luajtur për Gjermaninë që prej vitit 2017.

30-vjeçari ishte ndër lojtarët më të mirë të Gjermanisë, por një sëmundje muskulore bëri që karriera e tij të pësoi rënie tmerruese në vitin 2016 kur edhe u largua nga Bayern Munich dhe tani, pesë vite pasi luajti për herë të fundit për vendin e vet, ai do të jetë në skuadrës gjermane për Kupën e Botës.

Ndërkohë, Flick e ka thirrur edhe Youssoufa Moukoko, vetëm 10 ditë para se t’i mbushë 18 vite, pas disa ndeshjeve të mrekullueshme që i kishte për Borussia Dortmundin.

Moukoko i shënoi dy gola në fitoren e Dortmundit 3:0 kundër Bochum në fundjavë dhe ka zënë vend titulluar në sulm. Një tjetër talent i ri i Dortmundit, Karim Adeyemi, është thirrur po ashtu.

Por Gjermanisë do t’i mungojë edhe Marco Reus, i cili është lënduar, ndërsa Mats Hummels është lënë jashtë nga Flick, pavarësisht se po gëzon formë të mirë për Dortmundin këtë sezon.

Lajme të ngjashme