Zyrtare: Gianluca Scamacca largohet nga West Ham dhe i bashkohet Atalantas - NACIONALE

Zyrtare: Gianluca Scamacca largohet nga West Ham dhe i bashkohet Atalantas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Gianluca Scamacca ka kompletuar transferimin te Atalanta pas një sezoni te West Ham.

Skuadra italiane bëri një ofertë të lartë financiare për italianin, gjë që ndikoi të kompletohet marrëveshja ani pse Roma dhe Inter deri vonë ishin në garë.

West Ham me anë të një komunikate zyrtare konfirmoi largimin e 24-vjeçarit duke i uruar suksese në vazhdimësi.

Në komunikatë shkruhej: “West Ham United mund të konfirmoj se Gianluca Scamacca është larguar nga klubi dhe i është bashkuar Atalantas. 24-vjeçari kalon te klubi italian në një marrëveshje për një çmim të pazbuluar”.

Qendërsulmuesi kaloi një sezon në Londër duke shënuar tetë gola në 27 paraqitje, përfshirë pesë në suksesin drejt trofeut të Ligës së Konferencës”.

West Ham do të donte ta falënderonte Gianlucan për ndikimin dhe i uron suksese në karrierë”.

Scamacca dëshpëroi në sezonin e parë në Premierligë, shkaku i lëndimeve të shpeshta duke realizuar vetëm tre gola në 16 paraqitje.

Italiani tani i bashkohet Atalantas si zëvendësuesi adekuat i Rasmus Hojlund, që kaloi te Manchester Unitedi.

Lajme të ngjashme