Zyrtare: Federata polake e shkarkon Fernando Santosin
Federata e Futbollit të Polonisë e ka shkarkuar trajnerin Fernando Santosin pas humbjes ndaj Shqipërisë.
Ish trajneri i Portugalisë dëshpëroi nën drejtimin e polakëve, ku tani kualifikimi në Kampionat Evropian duket i pamundur.
Me humbjen direkte ndaj Shqipërisë, Polonisë i duhet një mrekulli për t’u kualifikuar, kësisoj Federata e ka shkarkuar.
“Federata Polake e Futbollit bën me dije se që nga data 13 shtator 2023, trajneri Fernando Santos pushoi së qeni trajner i kombëtares polake”.
“Dëshiroj të falënderoj trajnerin Santos për punën me kombëtaren tonë dhe i uroj fat në sfidat e ardhshme sportive”, tha Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit.
[KOMUNIKAT]
— PZPN (@pzpn_pl) September 13, 2023
Polski Związek Piłki Nożnej informuje, że z dniem 13 września 2023 roku trener Fernando Santos przestał pełnić obowiązki selekcjonera reprezentacji Polski.
Szczegóły... ⤵️
Santos pavarësisht shkarkimit ka falënderuar tifozët për mbështetjen gjatë kësaj kohe duke iu uruar suksese.
“Edhe pse i dhamë fund bashkëpunimit, jam mirënjohës që drejtova kombëtaren polake dhe do të uroj më të mirën për Poloninë dhe njerëzit e tyre, që më kanë mikpritur sa mirë kur jetova këtu”.