Zyrtare: Elvis Rexhbecaj kalon te Ausgburg - NACIONALE

Zyrtare: Elvis Rexhbecaj kalon te Ausgburg

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i talentuar me prejradhje nga Kosova, Elvis Rexhbecaj ka kompletuar kalimin te gjiganti gjerman, Ausburg nga Wolfsburgu.

24-vjeçari që përfaqëson Gjermaninë, ka nënshkruar kontratë për katër vitet e ardhshme me Ausgburgun.

Babai i tij, Rexha për Nacionalen ditë më parë kishte konfirmuar kalimin e djalit të tij te Augsburg, derisa u zyrtarizua në orët e vonshme të mbrëmjes së mërkurë.

"Elvis Rexhbecaj i bashkohet FC Augsburgut në transferim nga Wolfsburgu. Mesfushori ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026", shkroi klubi gjerman në komunikatë zyrtare.

Detajet e kontratës së Rexhbecaj te Augsburg

Mesfushori nënshkroi kontratë për katër vitet e ardhshme pas një edicioni të suksesshëm huazimi te Bochum.

Rexhbecaj vitin e kaluar ishte huazim te Bochum, ku zhvilloi 36 paraqitje në kampionatin gjerman duke kontribuar me katër asistime në përgjithësi.

Sa i përket kontratës, Augsburg për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit u detyrua ta paguajë vlerën e 1.75 milionë euro, aq sa kushton kartoni i këtij të fundit.

Situata interesante te Kosova, babai i tij thotë se s'kanë shprehur interesim serioz - FFK deklaron se ata janë të pavendosur

Ditën e mërkurë te Nacionale, mund të keni lexuar edhe situatën e Elvis Rexhbecaj, sa i përket mundësisë që t'i bashkohet Kosovës.

Babai i tij, Rexha deklaroi se vazhdojnë me kontakte me FFK-në, por që këta të fundit nuk e kanë shumë seriozisht, derisa edhe pasaporti i Gjermanisë është duke iu shkaktuar probleme.

"Po kontaktojnë kaniherë amo nuk e kanë bash seriozisht. Nuk o puna e kërkesave tona, po thjesht nuk ka ardhë ai minuti... se Elvisi posedon pasaportë të Gjermanisë...".

Mirëpo, nga ana tjetër - FFK ka angazhuar babain e Florent Muslijës, Ismetin për ta bindur lojtarin të vijë te Kosova, i cili thotë se momentalisht Rexhbecaj është ende i pavendosur.

"Unë kom kontaktu me të. Nja dy herë a tri kom folë me babën e Elvisit. Disponimi i bisedës ka qenë shumë i pavendosur. Sipas mendimit tim, ai djali punon n'krye veti. Ky babai i Elvisit) i merr pak përsipër senet, po qysh e pashë, djali vendos më shumë për veti se ky”.

"I thojke disa fjalë rreth dokumentacionit, rreth pasaportës... jo e ka gjermane (pasaportën), jo me prishë s'bon e jo..."

"I kom thonë që edhe Florenti e ka pasaportën e Gjermanisë, edhe të Kosovës por kjo nuk do të thotë që ka nevojë me prishë të Gjermanisë. Po, edhe nëse vjen puna deri aty, i kam thënë të mos e japë atë gjerman. Mirëpo, siç duket, djali (Elvis Rexhbecaj) nuk është i vendosur", deklaroi Ismet Muslija për Nacionalen ditën e mërkurë.

Lajme të ngjashme