Zyrtare: Didier Deschamps mbetet trajner i Francës
Edhe pse të gjithë prisnin shkarkimin, përzgjedhësi Didier Deschamps do të vazhdojë punën në krye të Kombëtares Franceze.
Presidenti i Federatës Philippe Diallo me një komunikate zyrtare ka konfirmuar se asgjë s’ka ndryshuar sa i përket të ardhmes së Deschamps pavarësisht eliminimit në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
“Nuk shoh asnjë arsye për ta vënë në pyetje kontratën e tij. Rezultatet e të kaluarës flasin në favorit të tij dhe objektivi është arritur. Didier do ta vazhdojë misionin”, tha ai ndër të tjera.
🇫🇷Le président de la FFF, Philippe Diallo, s'est exprimé au sujet de l'avenir de Didier Deschamps : "Je ne vois pas de raison de remettre en cause son contrat. Les résultats du passé plaident pour lui et les objectifs ont été atteints. Didier poursuivra sa mission."
— francetvsport (@francetvsport) July 10, 2024
L'ancien… pic.twitter.com/rBcJ7gYlEW
Kësisoj, ish kapiteni i Francës do ta drejtojë kombëtaren edhe në Kupën e Botës që do të mbahet në vitin 2026.
Shumë tifozë shpresuan se epoka e Deschamps do të mbaronte tani me Zinedine Zidanen si favoriti kryesor, i cili ishte afër ta merrte punën para dy viteve kur 55-vjeçari ishte në prag të shkarkimit.
Deschamps është në krye të Francës që 11 vite, ndërsa në rast që nuk vendos të jep dorëheqje do të vazhdojë edhe për dy vite tjera.