Cristiano Ronaldo kundër Leo Messit në shkurt, Al Nassr do të përballet me Inter Miamin - NACIONALE

Zyrtare: CR7 kundër Leo Messit në shkurt, Al Nassr do të përballet me Inter Miamin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tani është zyrtare, Al Nassr do të përballet me skuadrën amerikane Inter Miami në kuadër të Riyadh Season Cup.

Tifozët do ta kenë kënaqësinë ta shohin edhe një tjetër përballje, ndoshta të fundit mes yjeve që dominuan në dekadën e fundit, pra Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Portugezi dhe argjentinasi vlerësohen si dy lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, duke qenë në vëmendje në më shumë se një dekadë, me Ronaldon që fitoi pesë herë Topin e Artë, derisa Messi shtatë sosh.

Sidoqoftë, tani të dy lojtarët luajnë jashtë Evropës që nënkupton se kjo mund të jetë përballja e tyre e fundit mes vete.

Data dhe ora ende s’është caktuar, përpos që presidenti i Arabisë Saudite ka konfirmuar se do të zhvillohet në Riyadh gjatë muajit shkurt 2024.

Hera e fundit që Ronaldo luajti ndaj Messit ishte miqësore mes Al Nassr dhe PSG-së, mirëpo tani skuadra arabe është përforcuar dukshëm njësoi si Inter Miami që është afër edhe ta transferojë Luis Suarezin.

Lajme të ngjashme