Zyrtare: Conor McGregor rikthehet në UFC, do të përballet me Chandler - NACIONALE

Zyrtare: Conor McGregor rikthehet në UFC, do të përballet me Chandler

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pas një pushimi trevjeçar, Conor McGregor do të rikthehet sërish në UFC për t’u përballur këtë herë me Michael Chandler.

Irlandezi që tre vite është në pushim nga UFC, me betejën e fundit që e kishte trilogjinë ndaj Dustion Poirier, ku amerikani ia theu këmbën e majtë qysh në raundin e parë.

UFC ka konfirmuar se më 29 qershor do të zhvillohen tre përballje, ku vëmendja kryesore padyshim do të jetë te rikthimi i irlandezit.

“Nuk është që kemi punuar me vite. Ka shumë gjëra në prapaskena, që kanë rëndësi për kohën”.

“Chandler ka qenë gati, por jo Conor. Kemi biseduar në konferencën e kaluar, ai kishte shumë obligime me të cilat duhej të merrej”.

“Çfarë nuk dëshiron është që Conor ta pranojë betejën, kur ka mijëra obligime dhe nuk mund të stërvitet 100 për qind për përballjen”.

“Asnjëherë s’është vështirë me Conor, gjithmonë e them se ka qenë partner i shkëlqyer dhe i lehtë për t’u marrë vesh. Jemi rikthyer, ai është i mençur dhe do të luftojë deri të vdes në ring, kështu do të jetë deri në pensionim e përtej kësaj”, deklaroi presidenti i UFC-së Dana White duke treguar prapaskenat se pse vonoi kaq shumë rikthimi i shumëpritur i McGregorit.

McGregor ka 22 fitore dhe gjashtë humbje në karrierën e tij në MMA, megjithatë që kur u shpall kampion i dy rripeve ka regjistruar vetëm një fitore më 2016.

Ndërkohë, kundërshtari i tij Chandler gjithashtu ka përvojë të madhe meqenëse në 31 paraqitje në MMA, ka regjistruar 23 fitore dhe humbur vetëm tetë sosh.

Lajme të ngjashme