Zyrtare: Chelsea njofton marrëveshjen me Fofanan
Chelsea e ka mbyllur marrëveshjen për të transferuar sulmuesin David Datro Fofana nga skuadra norvegjeze, Molde. Futbollisti me prejardhje nga Bregu i Fildishtë do të luajë në "Stamford Bridge" vitin tjetër.
Fofana do t'i ofrojë Chelseas një opsion më shumë në sulm pasi ylli shqiptar Armando Broja e ka humbur sezonin shkaku i ligamentit në gju.
Në komunikatën e "Bluve" shkruhej: "Chelsea ka arritur marrëveshje e Molde FK për transferimin e David Datro Fofana. 20-vjeçari do t'i bashkohet bluve më 1 janar 2023. Ne do të shikojmë përpara ta mirëpresim Davidin në klub", shkruhet në komunikatë.
Chelsea FC has reached a pre-agreement with Molde FK for the transfer of David Datro Fofana. 🤝
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 28, 2022
Për Chelsean ka qenë një ditë ndoshta jo më e mira, pasi është konfirmuar edhe mungesa e mbrojtësit Reece James, i cili do të jetë jashtë fushës edhe një muaj shkaku i një dëmtimi në gju, lëndim ky që e mbajti atë jashtë Kupës së Botës.
23-vjeçari iu nënshtrua një vlerësimi të mërkurën pasi u detyrua të largohej në pjesën e dytë të fitores 2-0 të Chelsea kundër Bournemouth të martën, me rezultatet e skanimit që konfirmojnë se ai përballet me një tjetër dëmtim në fushë.
James pësoi problemin e tij fillestar në gju në tetor gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve kundër Milanit, dhe si rezultat nuk ishte i disponueshëm për përzgjedhje për skuadrën e Anglisë të Gareth Southgate.
Mbrojtësi i krahut kishte adresuar më herët pengesën në mediat sociale, duke u thënë ndjekësve të tij në Twitter: “2022 ka qenë viti më i vështirë deri më sot”.
