U lëndua sërish në ditën që u rikthye të luajë, Potter flet për gjendjen fizike të Reece - NACIONALE

U lëndua sërish në ditën që u rikthye të luajë, Potter flet për gjendjen fizike të Reece

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mbrëmje e pafat ishte sot për Reece James. Mbrojtësi anglez doli nga loja kundër Bournemouthit, pasi u lëndua sërish, mu në ditën kur u rikthye të luajë. Trajneri Grammar Potter tha sa po i kryqëzon gishtërinjtë.

Vetëm 53 minuta qëndroi në fushë. Kaq zgjati paraqitja e mbrojtësit të krahut të djathtë të Chelsea, Reece James. Ai u kushtëzua që të dalë nga loja pasi fillonte ta ndiente të njëjtin lëndim që e kishte lënë atë për disa kohë në infermeri, duke ia humbur edhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës.

Pas përfundimit të ndeshjes ku Chelsea fitoi 2:0 ndaj Bournemouthit, rreth gjendjes së tij fizike foli vetë trajneri Potter.

“Nuk jam sigurt se çfarë shkalle të lëndimit ka pranuar, por kemi parë cilësitë e tij se çfarë lojtari është. Është një goditje e keqe për ne. Na duhet t’i kryqëzojmë gishtërinjtë. Nuk di të them tani se sa i rëndë është lëndimi”, tha ai.

Chelsea arriti fitoren e parë në Premierligë, pas një serie vërtet të keqe në të cilën ishte futur, kur nuk dinte për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale.

Ndërkaq mbrojtësi 23-vjeç duhet t’i bëjë ekzaminimet e thella mjekësore për të parë se sa kohë do t’i duhet që sërish të qëndrojë jashtë fushës.

Ai u lëndua pikërisht pak javë para se të përfundonte faza e parë e sezonit. Më 25 tetor pësoi lëndimin në gjuhë në fitoren 2:1 në udhëtim ndaj Salzburgut në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Klubi londinez shpreson që kohëzgjatja e rikuperimit nga lëndimi në fjalë të jetë sa më e shkurtër e mundshme, pasi ndikimi i tij në skemën e lojës të trajnerit Potter është jetik.

Lajme të ngjashme