Zyrtare: Celina kompleton huazimin në Stoke City, rikthehet në divizionin e dytë anglez
Stoke City ka zyrtarizuar afrimin e Bersant Celinës në formë huazimi deri në përfundim të sezonit. Pas gjysmë sezoni që kaloi si lojtar i Kasimpasas ku qëndroi si i huazuar, tani rikthehet sërish në Championship, gjegjësisht divizionin e dytë anglez.
Bersant Celina është lojtari më i ri i Stoke Cityt. Klubi anglez këtë mbrëmje konfirmoi se ka arritur ta regjistrojë me sukses lojtarin kosovar si pjesë të klubit.
26-vjeçari është huazuar deri në fund të sezonit. Stoke City do ta gëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në përfundim të sezonit.
Introducing your latest Potter, Bersant Celina 👋
— Stoke City FC (@stokecity) January 26, 2023
Përfaqësuesi kosovar dje kaloi me sukses testet mjekësore, ashtu siç raportoi Gazeta Nacionale. Për momentin kartonin e tij të plotë e gëzon Dijon. Karton ky që do të menaxhohet nga klubi francez deri më 30 qershor 2024.
Skuadra në fjalë nuk po kalon në formën më të mirë të mundshme në Championship. Për momentin ajo renditet në pozitën e 18-të tabelore.
Ndërkaq te Kasimpasa futbollisti i kombëtares kosovare ka zhvilluar 19 paraqitje këtë sezon në të dy garat, kampionatin turk, respektivisht Kupën e Turqisë – ku ka shënuar një gol dhe një asist.
Sa i përket klubeve britanike, gjatë karrierës së tij Celina ka luajtur për Manchester Cityn (kryesisht për grupmoshat e reja), kurse më vonë ka qenë pjesë edhe e Ipswich dhe Swansea.
Stoke City do të jetë klubi i radhës ku ai do të mund t’i afirmojë cilësitë e veta. Përgjithësisht është mu në Championship kampionati aty ku është shprehur më mirë si futbollist.
