Zyrtare: Bersant Celina i bashkohet Kasimpasas në formë huazimi - NACIONALE

Zyrtare: Bersant Celina i bashkohet Kasimpasas në formë huazimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ashtu siç kishte raportuar Gazeta Nacionale gjatë ditës së djeshme, është konfirmuar nga vetë Kasimpasa se ka siguruar shërbimet e Bersant Celinës në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Sulmuesi 25-vjeç, Bersant Celina, karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Pas një periudhe hamendësimesh, ku ishte i pavendosur se ku do të luante në të ardhmen, ai vendosi që t'i pranojë kushtet e Kasimpasas.

Gazeta Nacionale mëson se insistimi i klubit turk ka qenë përcaktues që Celina të përfundonte te Kasimpasa.

Ndër të tjera, ai ka kaluar me sukses edhe testet mjekësore, duke mos shfaqur asnjë problem gjatë kryerjes së asaj procedure.

Kasimpasa e zyrtarizon huazimin e Bersant Celinës

Klubi turk gjatë orës 20:00 me kohën tonë lokale, ka bërë zyrtarizimin e afrimit të Bersant Celinës si lojtari më i ri i tyre.

Gazeta Nacionale merr që gjithçka ka përfunduar gjatë ditës së djeshme, ku lojtari i Kombëtares së Kosovës ka nënshkruar kontratën e re me skuadrën turke.

Gjithçka ka shkuar mirë me palëve (Celinës dhe drejtuesit të klubit të Kasimpasas), kurse vështirësitë më të mëdha janë hasur gjatë ditëve të shkuara me Dijon, që ka hezituar mjaft shumë deri sa është bindur që t'i aprovojë kushtet e ofruara për huazim nga Kasimpasa.

Përpjekja e dështuar për të qëndruar në Britani të Madhe

Dëshira e Bersant Celinës ishte që të qëndronte në Britani të Madhe, atje ku për një kohë të gjatë ishte zhvilluar si futbollist.

Interesim konkret gjatë javëve të shkuara ka shprehur edhe vetë Stoke City, klub i cili është pjesë e kategorisë së dytë angleze e njohur si Championship.

Megjithatë, gjithçka shkoi dëm, pasi ishte një problem burokratik, me lejen e punës, ai që bëri që futbollisti 25-vjeç kosovar të mos arrinte që ta zyrtarizonte kalimin te çfarëdo klubi anglez.

Një storie e çuditshme, por e tillë është konfirmuar edhe nga mediet e shumta angleze. I ndodhur në situatë të tillë, Celina e ka parë të përshtatshme që ta pranojë ofertën e Kasimpasas, për të luajtur atje përkrah bashkëkombësit të tij, Florent Hadërgjonajt.

Lajme të ngjashme