Super Celina, realizon gol të bukur ndaj Oxford Utd - NACIONALE

Super Celina, realizon gol të bukur ndaj Oxford Utd

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori me tipare ofensive, Berasnt Celina ka gjetur sërish golin me Ipswich Town.

Celina që refuzoi të vinte të Kombëtarja e Kosovës për miqësoret e marsit, shkaku që donte t'i ndihmonte skuadrës angleze për ndeshjet e radhës, ka realizuar në sfidën ndaj Oxford Utd.

Zhvillohej minuta e 70-të, kur Ipswich Town nisi një aksion të shpejtë dhe Celina u gjend në vendin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.

Pas një asistimi të shkëlqyer, kosovari lehtësisht ‘tundi’ portën kundërshtare (70’).

Në ligën e tretë angleze, Celina ka zhvilluar këtë edicion 25 paraqitje, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar pesë asistime.

Me shpresën që t’i ndihmojë Ipswich Town, Celina kërkoi nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) që të mosftohet për këto dy miqësore që zhvillojmë në mars.

“Dardanët” luajnë ndaj Burkina Fasos me 24 mars dhe pastaj jemi mysafir të Zvicrës me 29 mars në Zyrih.

Këto dy ndeshje janë të rëndësishme të Kosovës, ngase do ndikojnë edhe në renditjen e FIFA-së, ku Kombëtares sonë i duhet ngritje më e madhe.

Dje, përzgjedhësi i ri Alain Giresse edhe bëri publike listën e futbollistëve të ftuar, ku nuk kishte risi, veçse munguan Bernard Berisha, Leart Paqarada, Lirim Kastrati dhe Arbër Zeneli, ky i fundit mungoi shkaku i lëndimit te Reims.

Lajme të ngjashme