Zyrtare: Bëhet i ditur stafi i Spalletti te Italia, i përfshirë legjenda Buffon - NACIONALE

Zyrtare: Bëhet i ditur stafi i Spalletti te Italia, i përfshirë legjenda Buffon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata italiane e futbollit ka bërë të ditur stafin e ri në krye me Luciano Spallettin, me Gianluigi Buffon gjithashtu të përshirë në rolin e shefit të delegacionit.

Spalletti do të prezantohet nga Federata e Italisë të shtunën, disa javë pas emërimit të tij si trajner i Kombëtares së Italisë dhe FIGC tani ka konfirmuar anëtarët e stafit të tij.

Shumë, përfshirë ndihmësin e tij Marco Domenichini, kanë punuar tashmë me të në Napoli, ku Spalletti fitoi titullin e parë të Serie A-së në 33 vjet për ‘Partenopei’ në sezonin 2022-23. Daniele Baldini, Salvatore Russo dhe Francesco Sinatti gjithashtu punuan në Stadio Maradona me trajnerin e lindur në Certaldo.

Portieri legjendar dhe fituesi i Kupës së Botës 2006, Gianluigi Buffon është shtuar gjithashtu në ekipin e Spallettit duke u emëruar shef i delegacionit të Italisë. Gianluca Vialli kishte mbuluar të njëjtin rol nga nëntori 2019 deri në dhjetor të vitit 2022.

FIGC gjithashtu ka konfirmuar se Gabriele Oriali do të largohet nga kombëtarja pas një periudhe nëntëvjeçare me ‘Azzurrin’. Legjenda e Interit kishte punuar me Antonio Conten, Giampiero Venturan dhe Roberto Mancinin.

Lajme të ngjashme