Zyrtare: Ballkani transferon Arb Manaj
Ballkani ka kompletuar transferimin e sulmuesit Arb Manaj.
“Xhebrailat” janë përforcuar me shërbimet e 25-vjeçarit, i cili vie nga skuadra e Slaven Belupo.
Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani njoftoi afrimin e Manaj, por që nuk tregoi për sa vite ka nënshkruar.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Të dashur tifozë
Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj.
Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë.
25 vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.
Mirë se vjen Arb Manaj”, shkroi klubi.
Ndërkohë, Ballkanin e pret një sfidë jo e lehtë në shtëpi ndaj Bate Borisov në kuadër të raundit të play-off për Ligën e Konferencës.
Derbi nis më fillim nga ora 20:45 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”.