Zyrtare: Ballkani përforcohet me Dejan Zarubican - NACIONALE

Zyrtare: Ballkani përforcohet me Dejan Zarubican

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Ballkani ka kompletuar transferimin e sulmuesit Dejan Zarubica nga KF Laci.

Zarubica ka nënshkruar kontratë për dy vitet në vijim dhe do të jetë prurja e re "Xhebrailave" që do t'iu ndihmojë në Superligë e ndoshta edhe në dy ndeshjet ndaj Shkupit.

Postimi i plotë i Ballkanit pa ndërhyrje në "Facebok".

Mirë se vjen 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔

✍🏻 Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi anësor 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 𝗭𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜𝗖𝗔 është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Sulmuesi nga Mali i Zi ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

🙌🏻 Në të shkuarën, 𝗗𝗘𝗝𝗔𝗡 ka luajtur me ekipe si 𝗙𝗞 𝗜𝘀𝗸𝗿𝗮, 𝗕𝘂𝗱𝘂𝗰𝗻𝗼𝘀𝘁 𝗣𝗼𝗱𝗴𝗼𝗿𝗶𝗰𝗮 , 𝗙𝗞 𝗟𝗼𝘃𝗰𝗲𝗻 si dhe së fundmi ishte pjesë e 𝗞𝗙 𝗟𝗮ç𝗶.

Vlen të ceket se në edicionin e kaluar ka luajtur 31ndeshje , ku ka shënuar 9 gola dhe 5 asistime”, shkroi kampioni i Kosovës.

Ai më gjasë do të jetë zëvendësimi i Solomon, me këtë të fundit që iu bashkua rivalit, S.C Gjilani.

Suksesi i jashtëzakonshëm i Ballkanit në Evropë

Edhe pse dolën për herë të parë në histori të klubit në Evropë, Ballkani ka arritur rekorde që nuk është arritur asnjëherë më parë.

Kampioni i Kosovës mbërriti deri në raundin e play-off të Ligës së Konferencës, ku së fundmi shënoi fitore kundër Kl-Klaksvik.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja këtë të enjte do ta zhvillojë sfidën e parë hapëse ndaj Shkupit si mysafir, e një javë më vonë do ta pres skuadrën nga Mali i Zi në “Fadil Vokrri”.

Në aventurën evropiane, Ballkani në raundin e dytë të Ligës së Konferencës mposhti La Fiorita e pastaj në të tretin skuadrën nga Ishujt Faroe.

Përpos kësaj, kjo ju ka ndihmuar tepër shumë edhe në anën financiare me Ballkanin që ka fituar afro 2 milionë euro, e do të marrë mbi 2 milionë euro nëse kualifikohet në grupe.

Lajme të ngjashme