Zyrtare: Artim Pollozhani trajner i Ballkanit - NACIONALE

Zyrtare: Artim Pollozhani trajner i Ballkanit

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ballkani e ka emëruar trajnerin Artim Pollozhani në krye të skuadrës, duke ia besuar punën e vështirë si pasuesi i Ilir Dajës.

Daja vendosi të largohet nga Ballkani pas humbjes nga Malisheva, pas një aventurë historike ku arriti ta kualifikojë ekipin kosovar dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

E tani punën e tij do të synojë ta vazhdojë Pollozhani, të cilin e prezantoi presidenti i “Xhebrailave” Arsim Kabashi.

“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani!

Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.

Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.

Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Përndryshe, këtë vit Ballkani nuk arriti ta sigurojë një vend në garat evropiane, prandaj kualifikimin do ta tentojë sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme