Zyrtare: Arlind Ajeti largohet nga Cluji, i bashkohet Bodrumsporit
Cluji e ka konfirmuar largimin e qendërmbrojtësit Arlind Ajeti, i cili është transferuar në Turqi, te Bodrum.
Mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën rumune pas vetëm një sezoni.
Cluj përmes një komunikate zyrtare njoftoi rikthimin e Ajetit në Superligën Turke, këtë herë te Bodrumspori – ku ndodhet edhe sulmuesi Taulant Seferi.
“CFR dhe Bodrumspor kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Arlind Ajeti në ligën turke”.
“Pasi erdhi te Cluji verën e kaluar, Arlindi e mbajti fanellën në 26 ndeshje duke menaxhuar të shënojë në tre ndeshje”.
“Faleminderit Arlind për dedikimin dhe seriozitetin që ke treguar te Cluji, të urojmë suksese në vijim”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Ndërkohë, Ajeti nuk ka qenë i ftuar nga Shqipëria për ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit shtator.