Zyrtare: Andi Hoti kalon te Magdeburg në Bundesliga 2 - NACIONALE

Zyrtare: Andi Hoti kalon te Magdeburg në Bundesliga 2

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi kosovar Andi Hoti ka kompletuar transferimin te skuadra gjermane, FC Magdeburg, që garon në Bundesliga 2.

Pas disa viteve në akademinë e Interit dhe huazimit te skuadra e dytë e Freiburgut në divizionin e tretë, Hoti ka nisur të bëjë hapat e duhur duke nënshkruar për Magdeburg.

Përmes një komunikate zyrtare, Magdeburg prezantoi kosovarin i cili do t’iu bashkohet qysh në parapërgatitjet sezone.

Drejtori sportiv i klubit gjerman Otmar Schork është tejet i lumtur me këtë prurje, duke e vlerësuar si nënshkrim i duhur.

Me Andi Hotin, ne po marrim një lojtar të stërvitur që dëshiron të bëj hapin e radhës me FCM-në. Ai ka potencialin për ta dëshmuar veten në divizionin e dytë gjithashtu. Ndryshimi ishte kryer për një kohë, por duhej të bëhej në mënyrë formale, ku tani është kompletuar”.

Ndërkohë, trajneri Christian Titz thotë se Hoti do t’i sjellë shpejtësi ekipit në anën defensive.

Andi është i ri, qendërmbrojtës i talentuar i cili sjell shpejtësi të mirë dhe fuqi në rikuperime”.

Përndryshe, futbollisti i Kosovës U21 kishte kompletuar 23 paraqitje edicionin e kaluar duke realizuar një gol dhe kontribuar me një asistim.

Lajme të ngjashme