Zyrtare: Almir Kryeziu kalon te Ballkani - NACIONALE

Zyrtare: Almir Kryeziu kalon te Ballkani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani ka kompletuar transferimin e sulmuesit Almir Kryeziu, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Pas largimit nga Drita, Kryeziu i është bashkuar rivalit – me të cilët ka nisur edhe stërvitjet duke u bërë gati për garat evropiane.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i skuadrës nga Suhareka:

“𝗠𝗜𝗥𝗘̈𝗦𝗘𝗩𝗝𝗘𝗡 𝗔𝗟𝗠𝗜𝗥 𝗞𝗥𝗬𝗘𝗭𝗜𝗨!!

Kemi kënaqësinë t'u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë 𝗔𝗹𝗺𝗶𝗿 𝗞𝗿𝘆𝗲𝘇𝗶𝘂 tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione.

FC BALLKANI ka arritur marrëveshje 3 vjeçare me futbollistin, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Dritës.

Kryeziu është bashkuar menjëherë me ekipin, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja.

Klubi i uron mirëseardhje Almirit dhe shumë suksese të përbashkëta drejt synimeve tona

BALLKANI”, shkroi klubi.

Ndërkohë, Ballkani pritet të jetë edhe më aktiv në afatin e verës për ta përforcuar edhe më shumë aspektin ofensivë pasi pritet t’i humbasin disa nga yjet kryesorë.

Kujtojmë, Ballkani arriti ta mbrojë titullin dhe më 20 qershor do ta mësojë kundërshtarin e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme