Zyrtare: Alex Telles nënshkruan me Al Nassr - NACIONALE

Zyrtare: Alex Telles nënshkruan me Al Nassr

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tani më edhe zyrtare, Al Nassr ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Alex Telles nga Manchester Unitedi.

Skuadra arabe ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez për 30-vjeçarin, i cili ka zhvilluar 50 ndeshje në fanellën e “Djajve të Kuq”.

Alex Telles kompleton transferimin nga Manchester Unitedi te Al Nassr. 30-vjeçari mbrojtës i krahut i është bashkuar Premierligës së Saudisë duke ndjekur 50 paraqitjet për të kuqtë”, shkroi Man Unitedi në komunikatë.

Telles nënshkroi me Unitedin nga Porto në tetorin e vitit 2020, por që nuk arriti ta fitojë vendin e titullarit në krahun e majtë, kësisoj pas dy sezoneve kaloi te Sevilla.

Me Sevillan, edicionin e kaluar Telles e fitoi Ligën e Evropës mirëpo klubi spanjoll nuk vendosi ta mbajë përfundimisht.

Kështu, Telles tani i bashkohet Cristiano Ronaldos te Al Nassr, futbollist me të cilin ka luajtur edhe te Man Unitedi.

Ndërkohë, Al Nassr është pranë transferimit edhe të sulmuesit së Bayern Munichut Sadio Mane.

Lajme të ngjashme