Zyrtare: Al Nassr shkarkon trajnerin Luis Castro
Al Nassr e ka shkarkuar trajnerin Luis Castro pas rezultateve dëshpëruese këtë sezon.
Klubi arab ende nuk di për fitore këtë edicion, andaj ka vendosur t’i ndajë rrugët me trajnerin pas vetëm 14 muajve.
“Al Nassr mund të njoftojë se kryetrajneri Luis Castro është larguar nga klubi”.
“Të gjithë te Al Nassr duan ta falënderojnë Luisin dhe stafitin e tij për dedikimin në punë që kanë pasur 14 muaj, duke i uruar më të mirën për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
AlNassr can announce that Head Coach Luis Castro has left the Club.
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) September 17, 2024
Everyone at AlNassr would like to thank Luis and his staff for their dedicated work during the past 14 months, wishing them the best of luck for the future. pic.twitter.com/FznpvPHG0T
Përndryshe, Al Nassr nuk ka vonuar shumë duke qenë në negociata me trajnerin Stefano Pioli, që është agjent i lirë prej kur u largua nga AC Milani.
Pioli ndër të tjera ka qenë në negociata edhe me rivalin Al Ittihad që një kohë, sidoqoftë marrëveshja nuk u arrit, andaj është i hapur për t’iu bashkuar skuadrës – ku ndodhet Cristiano Ronaldo.