Zyrtare: Afrim Tovërlani trajner i Kombëtares U21 - NACIONALE

Zyrtare: Afrim Tovërlani trajner i Kombëtares U21

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) postin e trajnerit të Kombëtares së Kosovës U21 ia ka besuar trajnerit Afrim Tovërlani.

Pas shkarkimit të Michael Nees, ishte Albert Bunjaki që përkohësisht i drejtoi "Dardanët" e rinj, derisa tani FFK ia ka besuar stolin Tovërlanit.

"Toki" është një emër shumë i njohur në Kosovë, pasi edhe e mban epitetin e trajnerit më të trofeshëm kosovar.

Komunikata e plotë e Federatës së Futbollit të Kosovës: "KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani".

Puna e suksesshme e Albert Bunjakit si pasues i përkohshëm i Nees

Nëse flasim për Kosovën U21, shkarkimi i Michael Nees ndoshta ishte i duhur, pasi nuk po merrte rezultate pozitive, të cilat i arritën me Bunjakin.

Ish përzgjedhësi i Kosovës A, zhvilloi një strategji të re te "Dardanët e rinj" duke luajtur në formacione si 4-5-1, ku provonin të përfitonin nga kundërzbritjet, që disa herë rezultuan të suksesshme.

Kosova kualifikimet për Kosovën U21 në kuadër të Kampionatit Evropian U21 e mbylli si pozitë e katërt në tabelë me 12 pikë të mbledhura, prapa Sllovenisë, Republikës Çeke dhe pastaj Anglisë.

Në fakt kishte shumë shpresa që do ta mbyllim si pozitë e tretë, por në sfidën e fundit Anglia U2 shënoi në kohën shtesë si dhe Sllovenia fitoi në xhiron e fundit.

Afrim Tovërlani – trajneri i duhur për Kosovën U21?

Trajneri më i trofeshëm në Superligën tonë tani do të ketë një objektiv të vështirë me Kosovën U21, pasi kualiteti ka nisur të ngritët dhe një kualifikim në Evropian mund të kërkohet.

Së fundmi Kosova ishte afër kualifikimit, por ishte vështirë duke pasur parasysh shortin me kundërshtarë si Anglia, Republika Çeke dhe Sllovenia.

Kujtojmë, se trajneri elitar së fundmi ishte në stolin e Feronikelit dhe që kur dha dorëheqje nuk ka drejtuar asnjë skuadër, përpos që ka qenë analist i futbollit te “Dueli Sportiv”.

Lajme të ngjashme