Zyba: E falënderoj trajnerin sepse po na beson lojtarëve të Superligës - NACIONALE

Zyba: E falënderoj trajnerin sepse po na beson lojtarëve të Superligës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Qëndrim Zyba është ndarë i kënaqur me paraqitjen fantastike ndaj Izraelit.

Ylli i Ballkanit bëri një paraqitje solide, duke qenë “zemra e mesfushës”.

Pas ndeshjes për “Klan Kosova”, Zyba deklaroi se është ndier për mrekulli mirëpo s’e luajtën lojën më të mirë shkaku i gjendjes së rënduar të fushës.

“Jam ndje shumë mirë, emocionet kanë mbetur te ndeshja me Andorrën sepse kemi shpesh ndeshje të nivelit të lartë. Ta veshësh fanellën e kombëtares është ndjenjë e papërshkrueshme. Por, sonte ka qenë fusha e rënduar dhe nuk e luajtëm lojën më të mirë”.

“Kemi bërë paraqitje të mirë, e falënderoj trajnerin për besimin pra për lojtarët që vijnë nga Kosova. Iu premtoj se çdo minutë që e bëj do ta jap më të mirën në fushë”.

“S’është e lehtë por kur zemra ndjen për vendin tënd, nuk e ndien fare. Trajneri më ka pyetur sepse e di që kam udhëtuar shumë, por i thashë se ndihem mirë dhe vërtetë asnjëherë nuk jam ndjerë më i freskët”.

Lajme të ngjashme