Zyba: Bëmë ndeshje të madhe | Thaqi: Kësaj radhe edhe luajtëm mirë edhe shënuam fitore, do të mundohemi të kalojmë grupin - NACIONALE

Zyba: Bëmë ndeshje të madhe | Thaqi: Kësaj radhe edhe luajtëm mirë edhe shënuam fitore, do të mundohemi të kalojmë grupin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qëndrim Zyba dhe Armend Thaqi, kanë komentuar fitoren e madhe të Ballkanit ndaj Dinamo Zagrebit në grupe të Ligës së Konferencës, ku thanë se kanë bërë një ndeshje të madhe dhe për dallim nga ndeshjet tjera ku kanë krijuar raste të mira, Thaqi thotë se sot përveç lojës dhe rasteve edhe fituan.

Zyba kontribuoi me asist të bukur te goli i parë, ndërsa Thaqi bëri një ndeshje të madhe si gjithherë, duke qenë nga më të dalluarit në fushë.

May be an image of 1 person, playing soccer, playing football and text that says 'CIMA 11'

“Me të vërtetë mund ta nis që nga trajneri se tash e disa ditë, prej se kemi mbaruar ndeshjen e fundjavës, na tha se që po deshëm të arrijmë diçka, duhet të rrezikojmë. Duke nisur nga trajneri dhe bashkëlojtarët, kemi besuar se do të bëjmë ndeshje të madhe. Dinamo është skuadër shumë e fortë dhe është e vështirë pasi të vë në vështirësi. Kishim vështirësi ta nxirrnim topin në disa momente për shkak të presionit të tyre, por ne kemi lojtarë shumë cilësorë dhe shpresojmë t’i arrijmë objektivat që i kemi,” tha Qëndrim Zyba për Klan Kosova.

Ndërsa Armend Thaqi vazhdoi: “Ka disa ndeshje që po luajmë mirë, por na ka munguar rezultati. Mirëpo, këtë herë jo vetëm që luajtëm mirë por edhe shënuam fitore që është shumë e mirë dhe shumë e madhe. Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe e fortë deri në fund, por në morëm pikët e para në grup dhe jemi shumë të lumtur. Kjo fitore është e mirëseardhur për ndeshjet tjera që na presin. Nëse e mposhtim favoritin kryesor të grupit, atëherë pse mos ta kalojmë grupin. Kështu që, do të kujdesemi që në asnjë mënyrë mos ti përsëritim gabimet e vitit të shkuar dhe nuk do t’i përsëritim këto gabime. Kemi edhe shumë ndeshje deri në fund, por do të përgatitemi dhe do të mundohemi të kalojmë grupin dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund. Do të mundohemi me mish e me shpirt për të arritur këtë”.

Lajme të ngjashme