“Zhgënjeva shtetin”, Akanji thyen heshtjen pasi humbi penalltinë ndaj Anglisë
Mbrojtësi Manuel Akanji thotë se ka zhgënjyer shtetin e tij pasi humbi penalltinë që lejoi Anglinë të triumfojë ndaj Zvicrës në “Euro 2024”.
Zvicra kaloi në epërsi me anë të Embolos, por Anglia u këndell përmes Sakas. Loja shkoi në vazhdime e pastaj në penallti, me Akanjin që rezultoi të jetë fytyra tragjike duke dështuar nga 11-metërshi.
Akanji për herë të parë ka thyer heshtjen pas këtij dështimi, duke thënë për “Mirror”: “E zhgënjeva ekipin dhe shtetin tim”.
Megjithatë, përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin e ka mbrojtur lojtarin, duke zbuluar se ylli i Man Cityt doli vullnetar për ta gjuajtur penalltinë e parë.
“Ti i jep përgjegjësi lojtarëve dhe pastaj nuk mund të zemërohesh, sidomos nga lojtarët që luajtën një turne fantastik, sidomos Manu”.
“Çfarë mund t’i thuash atij? Nuk ka shumë fjalë, nuk ka rëndësi. I them “faleminderit” për paraqitjen si dhe mënyrën si drejtoi skuadrën dhe u paraqit. Ishte vërtetë në nivelin më të lartë”.
“Është e pabesueshme. Këto momente janë pjesë e biznesit. Është një penallti e humbur. Nuk ka nevojë të shqetësohet më për këtë, kur e shihni se si luajti, përgjegjësinë që mbante mbi supe”.