Zhegrova: Kemi ende shumë punë, besoj se Foda do ta bëjë një ekip më të mirë në shtator - NACIONALE

Zhegrova: Kemi ende shumë punë, besoj se Foda do ta bëjë një ekip më të mirë në shtator

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Edon Zhegrova thotë se Kosova ka ende shumë punë dhe duhet të përmirësohet nën urdhrat e Franco Fodas.

Pavarësisht paraqitjes solide sidomos në pjesën e parë, “Dardanët” u mposhtën në “Puskas Arena” me rezultat 2:0.

Pas ndeshjes, Zhegrova ka deklaruar se dëshironte të shënonte dhe komentoi pak ndeshjen.

Dëshira normal ishte shumë e madhe që unë të shënoj sot, por shpresoj që në ndeshjet e radhës do ia arrijë qëllimit”.

"Mendoj që e kemi filluar ndeshjen shumë mirë, por besoj që në pjesën e dytë gabuam pas gabimeve tona".

Ndërkohë, në fund Zhegrova shtoi se këto ndeshje ishin vetëm kontrolluese dhe që beson se Foda do të krijojë një ekip edhe më të mirë.

"Këto kanë qenë lojë kontrolluese, besoj se trajneri në të ardhmen ka më i pa gabimet edhe shpresoj që kemi më i përmirësu. Unë mendoj që trajneri i ka parë të gjithë lojtarët, besoj që do të ketë edhe lojtarë të rinj që do të vijnë dhe besoj që në shtator të krijojë ekipin më të mirë dhe të mësojmë nga gabimet tona"

"Besoj që kemi ende shumë punë edhe duhet të përmirësohemi shumë më shumë”.

Përndryshe, Kosova do t’i zhvillojë edhe dy miqësore në muajin qershor para se të nis Liga e Kombeve në muajin shtator.

Lajme të ngjashme